Vendimet e KNSH

2006         2007         2008         2009         2010
2011          2012          2013          2014          2015

2016

 

2006

Vendimi nr. 1, datë 31.05.2006 “Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e komisionit të ndihmës shtetërore”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar Vendimin nr. 1, datë 31.05.2006 “Për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e komisionit të ndihmës shtetërore””. Kjo rregullore ka si objekt përcaktimin e rregullave të organizimit të punëve në Komisionin e Ndihmës Shtetërore, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyrën e ushtrimit dhe zbatimit të tyre.

Vendimi Nr. 2, datë 20.10.2006 “Për skemën ekzistuese për huanë e butë që jepet për makineritë bujqësore dhe për linjat e agropërpunimit”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar Vendimin nr. 2, datë 20.10.2006 “Për skemën ekzistuese për huanë e butë që jepet për makineritë bujqësore dhe për linjat e agropërpunimit”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Skema synon të nxisë investimet e reja për të gjitha ndërmarrjet në sektorin e agropërpunimit, si dhe për blerjen e makinerive bujqësore nga fermerët vendas.

Vendimi Nr. 3, datë 20.10.2006 “Për përjashtimin nga akciza e karburantit të përdorur në linjat e agropërpunimit”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar Vendimin nr. 3, datë 20.10.2006 “Për përjashtimin nga akciza e karburantit të përdorur në linjat e agropërpunimit”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Skema synon të ndihmojë fermerët apo grupe fermerësh, nëpërmjet përjashtimit nga akciza të karburantit që përdoret në linjat e agropërpunimit, në mënyrë që të nxisë futjen e teknologjisë së re në sektorin e agropërpunimit.

Vendimi Nr.4, datë 20.10.2006 “Për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin e përpunimit të qumështit, ullirit, rrushit dhe bluarjes së grurit

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar Vendimin nr. 4, datë 20.10.2006 “Për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin e përpunimit të qumështit, ullirit, rrushit dhe bluarjes së grurit”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Skema synon të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e përpunimit të qumështit, përpunimit të ullirit, përpunimit të rrushit dhe të bluarjes së grurit, duke ofruar një përjashtim nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Gjithashtu skema synon të rrisë standardet e përpunimit të produkteve bujqësore.

Vendimi Nr. 5, datë 20.10.2006 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të ndërmarrjeve të ujësjellësit”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar Vendimin nr. 5, datë 20.10.2006 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të ndërmarrjeve të ujësjellësit”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Skema synon të ndihmojë ndërmarrjet e ujësjellësit, duke iu ofruar një subvencionim të përvitshëm nga buxheti i shtetit, në mënyrë që të mbulojnë një pjesë të kostove operative: pagat, sigurimet shoqërore, blerjen e lëndëve kimike dhe shpenzimet për energjinë elektrike.

Vendimi Nr. 6, datë 20.10.2006 “Për planin për dhënien e ndihmës shtetërore Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 6, datë 20.10.2006 “Për planin për dhënien e ndihmës shtetërore Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. KNSH vendosi të mos miratojë planin për dhënien e subvencionit Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” për financimin e projektit “Botimi i veprës dramatike të Gjergj Fishtës”, pasi ai përbën ndihmë shtetërore të ndaluar.

Vendim Nr. 7, datë 20.10.2006 “Për paraqitjen e ankesave për ndihmat e paligjshme dhe vlerësimin e ndihmave të paligjshme”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 7, datë 20.10.2006 “Për miratimin e udhëzimit “Për paraqitjen e ankesave për ndihmat e paligjshme dhe vlerësimin e ndihmave të paligjshme”. Nëpërmjet këtij vendimi është miratuar formulari i paraqitjes së ankesave lidhur me ndihmat shtetërore të paligjshme si edhe mënyra e vlerësimit të ndihmave të paligjshme.

2007

Vendimi Nr.8, datë 02.02.2007 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të hekurudhave”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 8, datë 02.02.2007 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të hekurudhave”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Skema synon të ndihmojë Hekurudhën Shqiptare sh.a., duke i ofruar një subvencionim të përvitshëm nga buxheti i shtetit, në mënyrë që të kompensohen kostot e ofrimit të shërbimeve publike, në veçanti, mbulimin e shpenzimeve operative të shërbimit të transportit të udhëtarëve.

Vendimi Nr. 9, datë 02.02.2007 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për masen e financimit, kriteret për procedurat e zbatimit të programit të praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë, që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda apo jashtë vendit”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 9, datë 02. 02.2007 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për masën e financimit, kriteret për procedurat e zbatimit të programit të praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë, që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda apo jashtë vendit”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Objektivi kryesor i ndihmës është përgatitja e fuqisë punëtore, në veçanti të të rinjve, nëpërmjet programeve aktive, të cilat do të ndikojnë në zgjidhjen e problemit të papunësisë dhe rritjen profesionale të tyre.

Vendimi Nr. 10, datë 02.02.2007 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për grantin për krijimin e fondit shqiptar të konkurrueshmërisë”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 10, datë 02.02.2007 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për Grantin “Për krijimin e fondit shqiptar të Konkurrueshmërisë”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Drejtoria e Nxitjes së Biznesit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Objektivi kryesor i skemës është rritja e aftësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të përballuar presionin konkurrues të tregut rajonal dhe evropian, nëpërmjet rritjes së cilësisë së prodhimit e menaxhimit, integrimit të tyre dhe nxjerrjes së produkteve që të përmbushin kërkesat e standarteve të këtij tregu.

Vendimi Nr.11, datë 15.03.2007 “Për skemën ekzistuese për programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 11, datë 15.03.2007 “Për skemën ekzistuese për programin e nxitjes së Punësimit të punëkërkuesve të papunë”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Skema synon të ndihmojë punëdhënësit, që marrin në punësim të përkohshëm ose në punësim prove persona punëkërkues të papunë nga lista e zyrës së punësimit, nëpërmjet një financimi mujor të pagës dhe të shpenzimeve për sigurimet e detyrueshme të këtyre personave.

Vendimi Nr. 12, datë 15.03.2007 “Për skemën ekzistuese për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 12, datë 15.03.2007 “Për skemën ekzistuese për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Skema synon të ndihmojë punëdhënësit që angazhojnë për qëllim formimin nëpërmjet punës, të personave punëkërkues të papunë, të cilët janë persona profesionalisht të pakualifikuar për proceset e punës.

Vendimi Nr. 13, datë 15.03.2007 “Për skemën ekzistuese për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit institucional”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 13, datë 15.03.2007 “Për skemën ekzistuese për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit institucional”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Skema synon të ndihmojë subjektet që ofrojnë kurse formimi institucional, në përfundimin e të cilave garantohet punësimi i të paktën 20% të pjesëmarrësve, si dhe subjektet që ofrojnë kurse formimi institucional për punëkërkuesit e papunë.

Vendimi Nr. 14, datë 15.03.2007 “Për skemën ekzistuese për programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë femra”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 14, datë 15.03.2007 “Për skemën ekzistuese për programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë femra”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Skema synon të ndihmojë punëdhënësit, që punësojnë me kontratë të rregullt, me kohëzgjatje një deri në tre vjeçare, punëkërkues të papunë, femra, nga lista e zyrës së punësimit.

Vendimi Nr. 15, datë 15.03.2007 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të hekurudhave”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 15, datë 15. 03. 2007 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të hekurudhave”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Me këtë vendim Komisioni vendosi lënien në fuqi të masave të propozuara në Vendimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore nr. 8, datë 02.02.2007.

Vendimi Nr. 16, datë 16.07.2007 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për fondin e garantimit të kredive të eksportit”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 16, datë 16.07.2007 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për fondin e garantimit të kredive të eksportit”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore nga Drejtoria e Nxitjes së Biznesit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Objektivi kryesor i skemës është mbulimi i kërkesave për kolateral për kredi tregtare për mjete xhiroje për ndërmarrjet, të kërkuar nga sistemi bankar shqiptar, me synim sigurimin e kushteve dhe termave të njëjta financimi për eksportuesit vendas me ata të huaj, si dhe rritjen e shkallës së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve shqiptare.

Vendimi Nr 17, datë 16.07.2007 “Për skemën e shtyrjes së pagesës së TVSH-së makinerive dhe pajisjeve të importuara, si dhe të energjisë elektrike të importuar nga KESH sh.a.”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 17, datë 16.07.2007 “Për skemën e shtyrjes së pagesës së TVSH-së makinerive dhe paisjeve të importuara, si dhe të energjisë elektrike të importuar nga KESH sh.a”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Financave. Skema synon të lehtësojë biznesin që kërkon të investojë, duke i dhënë një kohë të mjaftueshme për vënien në shfrytëzim të makinerive dhe pajisjeve dhe shlyerjen e mëtejshme të pagesës së TVSH-së, si dhe të krijojë mundësinë për KESH sh.a, për të përballuar importin e energjisë, në kushtet e vështirësive të sektorit

Vendimi Nr. 18, datë 01.11.2007 “Për skemën ekzistuese, ligjin Nr. 7665, datë 21.01.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin” shfuqizuar me ligjin Nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 18, datë 01.11.2007 “Për skemën ekzistuese, ligjin nr. 7665, datë 21.01.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”” shfuqizuar me ligjin nr. 9734, datë 14. 05. 2007 “Për Turizmin”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Skema ka si qëllim nxitjen e investimeve në sektorin e turizmit, nëpërmjet përjashtimeve të ndryshme nga taksat si dhe dhënies së garancive nga ana e shtetit për subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në këtë sektor.

Vendimi Nr. 19, datë 01.11.2007 “Për skemën ekzistuese, ligjin Nr. 7973, datë 26.07.1995 “Për koncesionet”, shfuqizuar me ligjin Nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 19, datë 01/ 11/ 2007 “Për skemën ekzistuese, ligjin nr. 7973, datë 26.07.1995 “Për koncesionet”, shfuqizuar me ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet””. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore nga Drejtoria e Licencave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Skema kishte si qëllim nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të veprimtarisë prodhuese dhe të shërbimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Vendimi Nr. 20, datë 01.11.2007 “Për skemen ekzistuese, ligjin Nr. 8636, datë 06.07.2000 “Për Zonat e Lira” amenduar me ligjin Nr.9789, datë 19.07.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 20, datë 01.11.2007 “Për skemën ekzistuese ligjin nr. 8636, datë 06.07.2000 “Për zonat e lira”” amenduar me ligjin nr. 9789, datë 19.07.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Skema ka si qëllim shfrytëzimin e burimeve e potencialeve në nivel lokal e kombëtar, rritjen e fuqisë konkurruese të bizneseve dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në tregtinë ndërkombëtare, rritjen e nivelit të prodhimit, eksporteve, shërbimeve e punësimit, nxitjen e investimeve dhe transferimin e teknologjive të avancuara.

Vendimi Nr. 21, datë 01.11.2007 “Për skemën ekzistuese te pagesës së detyrimeve të prapambetura të ndërmarrjeve me kapital shtetëror”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 21, datë 01.11.2007 “Për skemën ekzistuese ligjin nr. 8636, datë 06.07.2000 “Për zonat e lira”” amenduar me ligjin nr. 9789, datë 19.07.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Skema ka si qëllim shfrytëzimin e burimeve e potencialeve në nivel lokal e kombëtar, rritjen e fuqisë konkurruese të bizneseve dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në tregtinë ndërkombëtare, rritjen e nivelit të prodhimit, eksporteve, shërbimeve e punësimit, nxitjen e investimeve dhe transferimin e teknologjive të avancuara.

Vendimi Nr. 22, datë 12.12.2007 “Për skemën ekzistuese të përjashtimit të operacioneve hidrokarbure nga detyrimet doganore dhe TVSH”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 22, datë 12.12.2007 “Për skemën ekzistuese të përjashtimit të operacioneve hidrokarbure nga detyrimet doganore dhe TVSH”.Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Drejtoria e Politikave Industriale/METE dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Skema synon të lehtësojë zhvillimin e veprimtarisë ekonomike të ndërmarrjeve që operojnë në fushën e hidrokarbureve, nëpërmjet përjashtimit të operacioneve hidrokarbure nga detyrimet doganore dhe TVSH, duke mundësuar njëkohësisht zhvillimin social-ekonomik të zonave në të cilat është i autorizuar ushtrimi i kësaj veprimtarie.

Vendimi Nr.23, datë 12.12.2007 “Për miratimin e udhëzimit për disa kategori të ndihmave horizontale”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 23, datë 12.12.2007 “Për miratimin e udhëzimit “Për disa kategori të ndihmave horizontale”. Qëllimi i këtij udhëzimi është lehtësimi i punës së dhënësve të ndihmës shtetërore, në nivel qëndror dhe vendor, nëpërmjet trajtimit më gjerësisht të koncepteve, kritereve dhe procedurave që zbatohen për disa kategori ndihmash horizontale, të përcaktuara në nenet 8, 9, 10, 11 dhe 12 të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005 “Për ndihmën shtetërore”. Udhëzimi synon të japë disa kritere të përgjithshme që përdoren në analizën dhe vlerësimin e skemave të ndihmës dhe të ndihmave individuale, për të parë shkallën e tyre të përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi të ndihmës shtetërore.

2008

Vendimi Nr. 24, datë 02.05.2008 “Për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për rimbursimin e akcizës së lëndëve djegëse, të konsumuar në serat me ngrohje për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale të cilat përdoren për nevojat teknologjike të prodhimit”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 24, datë 02.05.2008 “Për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për rimbursimin e akcizës së lëndëve djegëse, të konsumuar në serat me ngrohje për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale të cilat përdoren për nevojat teknologjike të prodhimit”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Financave.

Skema synon të krijojë kushte lehtësuese për ndërmarrjet që do të përdorin lëndët djegëse për nevojat teknologjike të prodhimit, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, si dhe për subjektet që kanë serat me ngrohje dhe që përdorin lëndët djegëse mazut e solar.

Vendimi Nr. 25, datë 02.05.2008 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për përjashtimin nga akciza të lëndëve djegësë, të përdorura për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet me fuqi më të madhe se 5MW”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 25, datë 02. 05. 2008 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për përjashtimin nga akciza të lëndëve djegëse, të përdoruara për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet me fuqi më të madhe se 5MW”.

Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Drejtoria e Politikave Elektroenergjetike në METE.

Skema synon të krijojë kushte lehtësuese për ndërmarrjet që ndërtojnë burime të prodhimit të energjisë elektrike me fuqi më të madhe se 5MW, nëpërmjet përdorimit të lëndëve djegëse, për të siguruar plotësimin e nevojave me energji në vend.

Vendimi Nr. 26, datë 17.06.2008 “Për miratimin e udhëzimit “Për ndihmën shtetërore në formën e kompensimit të shërbimeve me interes të përgjithshëm ekonomik””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 26, datë 17.06.2008 “Për miratimin e udhëzimit “Për ndihmën shtetërore në formën e kompensimit të shërbimeve me interes të përgjithshëm ekonomik”.

Ky udhëzim zbatohet për ndihmën shtetërore në formën e kompensimit të shërbimeve me interes të përgjithshëm ekonomik dhe lidhet me sektorin e prokurimeve publike, të konkurrencës, të transportit e punëve publike, apo të transmetimeve telefonike e mediatike.

Vendimi Nr. 27, datë 18.08.2008 “Për disa ndryshime në vendimin nr.25, datë 02.05.2008 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për përjashtimin nga akciza të lëndëve djegëse, të përdorura për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet me fuqi më të madhe se 5MW ””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 27, datë 18.08.2008 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 25, datë 02.05.2008 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore për përjashtimin nga akciza të lëndëve djegëse, të përdoruara për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet me fuqi më të madhe se 5 MW”, i cili ndryshon pikat 1 dhe 2 në vendimin nr. 25, datë 02.05.2008 të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

2009

Vendimi Nr. 28, datë 25.09.2008 “Për miratimin e udhëzimit “Për metodologjinë e analizës së kostove të ndihmës shtetërore në formën e sigurimit afatshkurtër të kredive të eksportit””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 28, datë 25.09.2008 “Për miratimin e udhëzimit “Për metodologjinë e analizës së kostove të ndihmës shtetërore në formën e sigurimit afatshkurtër të kredive të eksportit”. Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i kritereve, mbi bazën e të cilave mund të jepet ndihma shtetërore në sektorin e sigurimit të kreditimit të eksportit, me qëllim ruajtjen e konkurrencës midis siguruesve publikë të kredive të eksportit ose të mbështetur publikisht dhe atyre privatë që mund të ushtrojnë veprimtarinë në një treg të tillë.

Ky udhëzim zbatohet në sektorin e sigurimit afatshkurtër të kredive të eksportit dhe nuk gjen zbatim për sigurimin afatmesëm dhe afatgjatë të kredive të eksporteve.
Vendimi Nr. 29, datë 08.04.2009 “Për përcaktimin e normës së interesit për kthimin e ndihmës shtetërore, për vitin 2009”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 29, datë 08.04.2009 “Për përcaktimin e normës së interesit për kthimin e ndihmës shtetërore, për vitin 2009”.

Në këtë vendim është miratuar norma e interesit për kthimin e ndihmës shtetërore të dhënë në mënyrë të paligjshme.

Vendimi Nr. 30, datë 08.04.2009 “Për miratimin e “Hartës së ndihmës shtetërore””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 30, datë 08.04.2009 “Për miratimin e “Hartës së ndihmës shtetërore”. Bazuar në Nenin 5 të Rregullores “ Për kushtet dhe procedurat e dhënies së ndihmës rajonale” nga ana e Komisionit të Ndihmës Shtetërore duhet bërë rregullisht një përditësim i Hartës së Varfërisë. Në mungesë të kësaj harte, u vlerësua si i domosdoshëm krijimi i hartës së ndihmës shtetërore “Për përcaktimin e zonave thellësisht të prapambetura“, në mënyrë që t’i japë mundësi KNSH-së për të bërë rishikimin e kufijve të intensitetit të lejueshëm të ndihmës.

Vendimi Nr. 31, datë 06.05.2009 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për shpalljen e zonës ekonomike me statusin e zonës së lire, Vlorë””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 31, datë 06.05.2009 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për shpalljen e zonës ekonomike me statusin e zonës së lirë, Vlorë””.

Njoftimi është bërë pranë Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore nga Drejtoria e Zhvillimit të Parqeve Industriale dhe Zonave të Lira në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Plani për dhënien e ndihmës ka si objektiv kryesor zhvillimin rajonal, i cili synohet të arrihet përmes kryerjes së investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës, të lidhura me këto investime.

2010

Vendimi Nr. 32, datë 15.02.2010 “Për miratimin e udhëzimit “Për ndihmën shtetërore për mbrojtjen e mjedisit””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 32, datë 15.02.2010 “Për miratimin e udhëzimit “Për ndihmën shtetërore për mbrojtjen e mjedisit”. Objekti i këtij udhëzimi është përcaktimi i kushteve dhe kritereve, në përputhje me të cilat mund të lejohet ndihma shtetërore për mbrojtjen e mjedisit.

Vendimi nr. 33, datë 15.02.2010 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të hekurudhave”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr.33, datë 15.02.2010 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të hekurudhave”. Për miratimin e këtij vendimi, Komisioni shqyrtoi raportin “Për disa skema ekzistuese të ndihmës, që duhet të sigurojnë përputhjen e plotë me legjislacionin evropian”, të përgatitur nga Drejtoria e Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Komisioni në këtë vendim vendosi që Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të përgatisë një plan të ristrukturimit të sektorit hekurudhor, ku të ketë përcaktuar masat që do t’i kthejnë rentabilitetin këtij sektori dhe afatet përkatëse.

Vendimi Nr. 34, datë 02.04.2010 “Për miratimin e udhëzimit “Për ndihmën shtetërore për kërkim, zhvillim dhe inovacion””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr.34, datë 02.04.2010 “Për miratimin e udhëzimit “Për ndihmën shtetërore për kërkim, zhvillim dhe inovacion””. Ky udhëzim nxirret në bazë të nenit 12 të Ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005 “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar me Ligjin nr. 10183, datë 29.10.2009 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9374, datë 21.04.2005 “Për ndihmën shtetërore”. Ndihma për kërkim, zhvillim dhe inovacion kontribuon në rritjen e ekonomisë, forcimin e konkurrencës dhe rritjen e nivelit të punësimit.

2011

Vendimi Nr. 35, datë 01.02.2011 “Për revokimin e vendimit Nr.33, datë 15.02.2010 “Për skemën ekzistuese te subvencionimit të hekurudhave””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr.35, datë 01.02. 2011 “Për revokimin e vendimit nr.33, datë 15.02.2010 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të hekurudhave””. Komisioni ka shqyrtuar Vendimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore nr. 33, datë 15.02.2010, “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të hekurudhave” dhe argumentet e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Planifikimit për Transportin në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.

Në përfundim Komisioni ka vendosur revokimin e vendimit nr.33, datë 15.02.2010 “Për skemën ekzistuese të subvencionimit të hekurudhave”.

Vendimi Nr. 36, datë 01.02.2011 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për kryerjen nga “Posta Shqiptare” sh.a. të shërbimeve postare, financiare dhe shërbimeve të tjera që janë në përputhje me aktivitetin e “Posta Shqiptare” sh.a. për institucionet e qeverisjes qëndrore e vendore, institucionet e tjera publike si dhe shoqërite tregtare me kapital shtetëror””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 36, datë 01.02.2011 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për kryerjen nga “Posta shqiptare” sh.a. të shërbimeve postare, financiare dhe shërbimeve të tjera që janë në përputhje me aktivitetin e “Posta shqiptare” sh.a. për institucionet e qeverisjes qëndrore e vendore, institucionet e tjera publike si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror””

Njoftimi është bërë pranë Drejtorisë së Mekanizmave të Tregut dhe Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.

Plani për dhënien e ndihmës ka si objektiv kryesor ofrimin e disa shërbimeve me interes të përgjithshëm ekonomik nga Posta Shqiptare sh.a për llogari të institucioneve të sektorit publik në nivel qëndror dhe vendor si edhe ndërmarrjeve me kapital shtetëror.

Vendimi Nr. 37, datë 01.02.2011 “Për miratimin e udhëzimit “Për ndihmën shtetërore në sektorin postar””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr.37, datë 01.02.2011 “Për miratimin e udhëzimit “Për ndihmën shtetërore në sektorin postar”. Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i kushteve dhe kritereve, mbi bazën e të cilave mund të lejohet ndihma shtetërore në sektorin postar.

Vendimi Nr. 38, datë 19.09.2011 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për programin e nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e vecanta””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 38, datë 19.09.2011 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për programin e nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta””. Njoftimi është bërë pranë Drejtorisë së Mekanizmave të Tregut dhe Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Plani për dhënien e ndihmës ka si objektiv të ndihmojë punëdhënësin të gjejnë kandidatin më të përshtatshëm duke siguruar një rekrutim të shpejtë nëpërmjet punësimit me kontratë me kohëzgjatje njëvjeçare të punëkërkuesve të papunë femra nga grupet e veçanta.

Vendimi Nr. 39, datë 19.09.2011 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programit të nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë për herë të parë në punë””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 39, datë 19.09.2011 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programit të nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë për herë të parë në punë””. Njoftimi është bërë pranë Drejtorisë së Mekanizmave të Tregut dhe Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Plani për dhënien e ndihmës synon të ndihmojë punëdhënësit të cilët punësojnë për herë të parë të rinj nga mosha 16-25 vjeç, të cilët nuk kanë eksperiencë të mëparshme pune.

Vendimi Nr. 40, datë 19.09.2011 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për përcaktimin e procedurave të konkurimit për ofrimin e shërbimit të formimit profesional të punëkërkuesve të papunë nga persona juridik/fizik privatë dhe organizata jofitimprurëse””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 40, datë 19.09.2011 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për përcaktimin e procedurave të konkurimit për ofrimin e shërbimit të formimit profesional të punëkërkuesve të papunë nga persona juridik/fizik privatë dhe organizata jofitimprurëse””. Njoftimi është bërë pranë Drejtorisë së Mekanizmave të Tregut dhe Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Plani për dhënien e ndihmës synon të ndihmojë Institucionet e formimit profesional private apo OJF të licencuara nga Qendra Kombëtare e Licencimeve, që organizojnë trajnim të përgjithshëm, për qëllim formimi institucional të personave punëkërkues të papunë, pra zhvillimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e nivelit profesional të fuqisë punëtore.

Vendimi Nr. 41, datë 28.09.2011 “Për shqyrtimin e urdhrit Nr.120, datë 23.08.2010 të Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit “Për dhënien e lejes për përdorimin e pasurisë së paluajtshme publike aksit rrugor kombëtar me kundërshpërblim””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 41, datë 28.09.2011 “”Për shqyrtimin e urdhrit nr. 120 datë 23.08.2010, të Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit “Për dhënien e lejes për përdorimin e pasurisë së paluajtshme publike aksit rrugor kombëtar me kundër shpërblim””. Komisioni mori në shqyrtim Urdhrin Nr. 120 datë 23.08.2010, të Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit (MPPT) “Për dhënien e lejes për përdorimin e pasurisë së paluajtshme publike aksit rrugor kombëtar me kundër shpërblim” për vlerësimin e ekzistencës së ndihmës shtetërore.

2012

Vendimi Nr. 42, datë 11.09.2012 “Për shqyrtimin e aktit normativ Nr.4, datë 14.12.2011 “Për një ndryshim në Ligjin Nr.10355, datë 02.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 42, datë 11/09/2012 “Për shqyrtimin e aktit normativ nr. 4, datë 14.12.2011 “Për një ndryshim në ligjin nr. 10355, datë 02.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar””. Komisioni nëpërmjet këtij vendimi vlerësoi ekzistencën e ndihmës shtetërore në aktin normativ Nr. 4, datë 14.12.2011 “Për një ndryshim në ligjin nr.10355, datë 02.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar”.

Vendimi Nr. 43, datë 11.09.2012 “Për miratimin e hartës rajonale të ndihmës shtetërore”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 43, datë 11.09.2012 “Për miratimin e hartës rajonale të ndihmës shtetërore”. Ky vendim miraton hartën rajonale për përcaktimin e zonave që mund të përfitojnë ndihmë shtetërore rajonale me një intensitet më të lartë për të nxitur zhvillimin ekonomik të zonave me standard të ulët jetese ose me nivel të lartë të papunësisë.

Vendimi Nr. 44, datë 11.09.2012 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për krijimin e fondit të inovacionit””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 44, datë 11.09.2012 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për krijimin e fondit të inovacionit””. Komisioni shqyrtoi planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për krijimin e Fondit të Inovacionit” të paraqitur nga Drejtoria e Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Plani për dhënien e ndihmës ka si objektiv rritjen e inovacionit nëpër ndërmarrje si një mjet i përmirësimit të konkurrueshmërisë së tyre.

2013

Nuk ka patur vendime.

2014

Vendimi Nr. 45, datë 28.03.2014 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për krijimin e fondit të ekonomisë kreative (artizanati)””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 45, datë 28.3.2014 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për krijimin e fondit të ekonomisë kreative (artizanati)”.

Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Tregut të Brendshëm nga Drejtoria e Mbështetjes së Sipërmarrjes në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Plani i ndihmës ka si objektiv zhvillimin e sektorit të artizanatit dhe zejtarisë në Shqipëri, duke krijuar një mjedis të favorshëm për aktivitete më të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Vendimi Nr. 46, datë 28.03.2014 “Për shqyrtimin e VKM Nr. 1101, datë 28.12.2013 “Për miratimin e garancisë qeveritare, të lëshuar në favor te Raiffeisen Bank Albania sh.a., ne kuadër të kushteve të kontratës së kredisë, ndërmjet kësaj banke dhe KESH sh.a.” si edhe VKM Nr. 1102, datë 28.12.2013 “Për miratimin e garancisë qeveritare, të lëshuar në favor të Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a., në kuadër të kontratës së huas, ndërmjet kësaj banke dhe KESH sh.a””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 46, datë 28.3.2014 “Për shqyrtimin e VKM nr.1101, datë 28.12.2013 “Për miratimin e garancisë qeveritare, të lëshuar në favor të Raiffeisen Bank Albania sh.a., në kuadër të kushteve të kontratës së kredisë, ndërmjet kësaj banke dhe KESH sh.a”, dhe VKM nr.1102, datë 28.12.2013 “Për miratimin e garancisë qeveritare, të lëshuar në favor të Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a., në kuadër të kontratës së huas, ndërmjet kësaj banke dhe KESH sh.a””. Objekti i këtij vendimi është vlerësimi i ekzistencës së ndihmës shtetërore në VKM nr. 1101, datë 28.12.2013 dhe VKM nr. 1102 datë 28.12.2013.

Vendimi Nr. 47, datë 28.03.2014 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për programin e nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuar””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 47, datë 28.3.2014 “Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për programin e nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuar”. Raportimi është bërë pranë Drejtorisë së Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Plani për dhënien e ndihmës ka si objektiv nxitjen e punësimit duke i ofruar lehtësi ndërmarrjeve të cilat punësojnë persona me aftësi të kufizuar nëpërmjet kontratave vjetore të punës. Masa ka si qëllim lehtësimin e integrimit të kësaj kategorie në tregun e punës, jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Vendimi Nr. 48, datë 16.05.2014 “Për miratimin e raportit vjetor “Për ndihmat shtetërore të vitit 2013””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr.48, datë 16.05.2014 “Për miratimin e raportit vjetor “Për ndihmat shtetërore të vitit 2013”, të hartuar nga Drejtoria e Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Raporti vjetor 2013 është hartuar mbi bazën e raportit të zbatimit për të gjitha skemat e ndihmës shtetërore dhe ndihmat individuale të dhëna gjatë vitit nga dhënësit e ndihmës.

Vendimi Nr. 49, datë 29.09.2014 “Autorizim i ndihmës shtetërore për zbatimin e projektit të gazsjellësit Trans Adriatik, bazuar në ligjin Nr. 116, datë 15.04.2013 “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nepërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik, (Projekti TAP), si dhe të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli I Ministrave dhe Trans Adriatic Pipeline AG, në lidhje me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP)”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 49, datë 29.09.2014 “Autorizim i ndihmës shtetërore për zbatimin e projektit të gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), të parashikuar në ligjin nr.116, datë 15.04.2013 “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), si dhe të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline a.g, në lidhje me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP)”. Komisioni shqyrtoi masën e njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe vendosi të konsiderojë ndihmën në përputhje me legjislacionin për ndihmën shtetërore.

Vendimi Nr. 50, datë 01.10.2014 “Plani i ndihmës shtetërore “Për krijimin e fondit në mbështetje të sipërmarrjeve të reja “start-up””

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 50, datë 1.10.2014 “Plani i ndihmës shtetërore “Për krijimin e Fondit në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Start-up””. Njoftimi i skemës është bërë pranë Drejtorisë së Tregut të Brendshëm nga Drejtoria e Mbështetjes së Sipërmarrjes në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Skema synon të nxisë krijimin dhe konsolidimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Vendimi Nr. 51, datë 01.10.2014 “Plani I ndihmës shtetërore “Për krijimin e fondit në mbështetje të grave sipërmarrëse”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 51, datë 1.10.2014   “Plani i ndihmës shtetërore “Për krijimin e fondit në mbështetje të grave sipërmarrëse” .

Njoftimi i skemës është bërë pranë Drejtorisë së Tregut të Brendshëm nga Drejtoria e Mbështetjes së Sipërmarrjes në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Skema lehtëson veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve që drejtohen nga gratë, duke ndikuar në përmirësimin e klimës dhe kushteve operuese të sipërmarrjes femërore, dhe kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Vendimi Nr. 52, datë 01.10.2014 ”Për skemën e ndihmës shtetërore ”Vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë Nr. 20, datë 09.04.2013 “Për zbatimin e programit te zhvillimit ekonomik dhe punësimit “skema e fondit të garancisë” si dhe miratimin e kritereve dhe procedurave për përzgjedhjen e bankës së nivelit të dytë””“

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 51, datë 1.10.2014 Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për krijimin e Fondit në Mbështetje të Grave Sipërmarrëse”. Njoftimi i skemës është bërë pranë Drejtorisë së Tregut të Brendshëm nga Drejtoria e Mbështetjes së Sipërmarrjes në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Skema lehtëson veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve që drejtohen nga gratë, duke ndikuar në përmirësimin e klimës dhe kushteve operuese të sipërmarrjes femërore, dhe kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

2015

Vendimi Nr. 53, datë 26.01.2015 “Për skemën e ndihmës shtetërore në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 411, datë 20.06.2014 “Për bashkëfinancimin e projektit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” Elbasan, dhe financimin e Parkut Olimpik të Tiranës

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 53, datë 26.01.2015 “Për skemën e ndihmës shtetërore në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 411, datë 20.06.2014 “Për bashkëfinancimin e projektit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” Elbasan, dhe financimin e Parkut Olimpik të Tiranës””. Komisioni me këtë vendim vendosi të autorizojë ndihmën shtetërore për ndërtimin e stadiumit “Elbasan Arena” dhe Parkut Olimpik të Tiranës, të parashikuar në VKM nr. 411, datë 20.06.2014 “Për bashkëfinancimin e projektit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” Elbasan, dhe financimin e Parkut Olimpik të Tiranës””, mbështetur në nenin 13, pika 3 të ligjit nr. 9374, datë 21.04.2005 “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, sepse skema mbështet realizimin e dy projekteve të rëndësishme dhe me ndikim të konsiderueshëm në cilësinë e sportit shqiptar si edhe lehtëson zhvillimin e veprimtarive të caktuara ekonomike .

Vendimi Nr. 54, datë 26.01.2015 “Për skemën ekzistuese të mbështetjes me grante nga buxheti i shtetit në sektorin e sportit”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 54, datë 26.01.2015 “Për skemën ekzistuese të mbështetjes me grante nga buxheti i shtetit në sektorin e sportit”. Komisioni në këtë vendim vendosi të konsiderojë skemën ekzistuese në përputhje me kriteret e legjislacionit të ndihmës shtetërore, duke i kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të raportojë brenda datës 31 mars të çdo viti mbi vlerën totale të mbështetjes me grant nga buxheti i shtetit për Federatat e ndryshme të sportit Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Vendimi Nr. 55, datë 23.02.2015 “Autorizim i ndihmës shtetërore për krijimin e “Zonës Ekonomike” me stausin “Zonë e Lire” në Spitallë, Durrës”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar vendimin nr. 55, datë 23.02.2015 “Autorizim i ndihmës shtetërore për krijimin e “Zonës ekonomike” me statusin “Zonë e lirë” në Spitallë, Durrës. Komisioni vendosi të autorizojë ndihmën shtetërore për zbatimin e projektit ““Për krijimin e “Zonës Ekonomike” me statusin “Zonë e lirë” në Spitallë Durrës””, mbështetur në nenin 13, shkronja a) të ligjit nr. 9374, datë 21.04.2005 “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, sepse skema nxit zhvillimin ekonomik të rajoneve të Republikës së Shqipërisë.

Vendim nr. 56, date 4.06.2015 Autorizim i ndihmës shtetërore për veprimtaritë, të mirat dhe shërbimet kulturore

Vendim nr.57, date 13.07.2015 “Per krijimin e skemes Voucher

Vendim nr. 58, date 13.07.2015 “Skema e ndihmës shtetërore për realizimin e investimeve strategjike

Vendim nr.59, date 14.09.2015 “Për planin e ndihmës shtetërore për rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi” Shkodër”.

Vendim nr. 60 date 14.12.2015

Vendim nr. 61, date 14.12.2015 “Për përcaktimin e normës së interesit për kthimin e ndihmës shtetërore për vitet 2010–2015

Vendim nr. 62 date 14.12.2015 “Për programin e nxitjes së punësimit të të rinjve, që kanë fituar statusin e jetimit” 

2016

Vendim nr. 63, date 06.07.2016 Fondi për gratë sipërmarrëse në Bashkinë e Tiranës

Vendim nr. 64, date 15.09.2016 Për pajisjen me dekodera të familjeve në nevojë, përfituese nga skema e ndihmës ekonomike

Vendim nr. 65, date 15.09.2016 Për nxitjen e punësimit në ndihmë të krijimit të biznesit social rinor

Vendim nr. 66, date 15.09.2016 Për krijimin e Fondit Shqiptar të Konkurrueshmërisë për periudhën 2016-2018

Vendim nr. 67, date 25.10.2016 Për miratimin e deklaratës së dhënies së ndihmë de minimis

Vendim nr. 68, date 25.10.2016 Për projektin të rejat drejt një profesioni

Vendim nr. 69, date 06.12.2016 Autorizim i ndihmës shtetërore për ndërmarrjet start-up

Vendim nr. 70, date 06.12.2016 Autorizim i ndihmës shtetërore me grante të drejtpërdrejta për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Vendim nr. 71, date 06.12.2016 Autorizim i ndihmës shtetërore nëpërmjet pjesëmarrjes në kapital

Vendim nr. 72, date 12.12.2016 Për krijimin e fondit në mbështetje të mikrondërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ushtrojnë aktivitet në zonat turistikehistorike

Vendim nr. 73, date 12.12.2016 Për krijimin e Fondit të Ekonomisë Kreative

Vendim nr. 74, date 12.12.2016 Autorizim i ndihmës shtetërore nëpërmjet mbështetjes financiare të projekteve në sektorin e turizmit

Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.

Top